Derisa aftësitë e gjuhës së AI-s përparojnë, do të përmirësojë punët e njerëzve me shkrim duke përmbledhur informacionin, duke bërë sugjerime dhe prodhim idesh.
Punëtorët tashmë po i përdorin ‘chatbotë’ si ChatGPT për të shkruar përmbajtje të përshtatshme për punën e tyre, si p.sh. ekipet e burimeve njerëzore me përshkrime të punës.
Disa njerëz madje po bëjnë para shtesë duke përdorur AI-n për të shkruar dhe shitur lloje të ndryshme librash dhe përmbajtjesh në Amazon, sipas Reuters.
Art dizajni
Mjetet e fuqizuara nga AI mund të reduktojnë punën manuale të projektimit duke ndihmuar me detyra të tilla si gjenerimi i imazheve, dizajnimi i procesit të rregullimit elementeve vizuele dhe përsosmërinë e skemave të ngjyrave.
Megjithëse disa argumentojnë se përdorimi i AI-s për të krijuar art nuk është artistik, ka pionierë që përdorin AI-s për të zhvilluar stilin dhe zanatin e tyre.
Për shembull, një fotograf në Instagram, i cili fitoi mijëra ndjekës me portrete mahnitëse, pranoi se ato ishin krijuar në të vërtetë nga softueri i AI-s, Midjourney, dhe ishin ndrequr me Photoshop.
Futja e të dhënave
“Futja dhe përpunimi i të dhënave ka gjasa të automatizohet prej 5 deri në 10 vjet. Algoritmet e mësimit të makinerive mund të futin të dhëna më shpejt dhe më saktë se njerëzit”, tha për Forbes, Imane Adel, nënkryetare ekzekutive e strategjisë në Paymob.
Falë algoritmeve të mësimit të makinerive si teknologjia e njohjes optike të karaktereve (OCR), AI tani mund të njohë dhe konvertojë tekstin e printuar ose të shkruar në të dhëna dixhitale, duke reduktuar gabimet manuale dhe duke kursyer kohë të vlefshme.
Analiza e të dhënave
Inteligjenca Artificiale mund të analizojë shpejt sasi të mëdha të dhënash, duke identifikuar modele dhe njohuri që njerëzit mund t’i keqinterpretojnë ose humbasin plotësisht, gjë që ndoshta çon në një vendimmarrje më të mirë.
“Në ditët e sotme, ne kemi një AI që thjesht mund të shikojë të dhënat tona, t’i analizojë ato, të zbulojë modele dhe të bëjë disa nga analizat për ne. Dhe me gjithë këtë mund të kryejë detyrat bazë të kontabilitetit financiar”, tha Marr për Euronews Next.
Editimi i videos
Mjetet e editimit me AI mund të ndihmojnë njerëzit pa përvojë në editim duke zgjedhur dhe montuar automatikisht fotot më të mira, duke përpunuar video dhe duke rregulluar nivelet e audios.
Mund të ndihmojë gjithashtu me detyra të tilla si rregullimi i imazhit, stabilizimi i videos dhe korrigjimi i ngjyrave. Mjetet e AI-s gjithashtu mund të gjenerojnë pamje paraprake, duke e bërë më të lehtë për përdoruesit të vizualizojnë produktin e tyre përfundimtar. /Telegrafi/