Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami sot ka pritur në takim ekipin e zjarrfikësve të cilët morën pjesë në shpëtimin e jetëve në rajonet e prekura nga tërmeti në Turqi, shkruan Top24
“Kisha nderin që sot të mirëpres në një takim falenderues shpëtimtarët e ekipit të Njësisë Territoriale kundër Zjarrit me në krye komandantin Avni Ameti, të cilët dje u kthyen nga Turqia. Personalisht i falënderova në emrin e gjithë qytetarëve për ndihmën dhe kontributin e dhënë në shpëtimin e njerëzve në zonat e prekura nga tërmeti në Turqi.” tha Bilall Kasami.
NJTKZ me gjithë angazhimin dhe profesionalizmin e tyre ka bërë krenar çdo qytetar të vendit.


