Ilir Meta mbi 3 orë dëshmi në SPAK për CEZ/DIA

Për më shumë se 3 orë ish-presidenti i Republikës Ilir Meta është përballur me prokurorët e SPAK, ku ka dhënë deklarime si person që ka dijeni për çështjen CEZ-DIA. Hetimet e SPAK lidhem me privatizimin e kompanisë dhe dyshimet për abuzime me mbledhjen e borxheve.

Pas daljes nga dyert e SPAK Meta mohoi që të kishte lidhje me këtë çështje dhe se sqarimet i kishte dhënë shteruese në vitin 2015.

 “Nuk kam asnjë lidhje me marrëveshjen CEZ-DIA. Kjo marrëveshje është bërë kur Ilir Meta nuk ka qenë ministër Ekonomie.  E rëndësishme është që gjatë 4 muajve si ministër i Ekonominë që unë kam qenë fundi i Shtatorit të deri në fillim të Janarit CEZ nuk ka fituar asgjë dhe kemi qenë në debate të vazhdueshme për mungesën e performancës së tyre dhe investimeve që mungonin dhe ata duhet t’i kishin bërë.  ERE në atë kohë mori një vendim që favorizonte CEZ në dëm të KESH Ministria e Ekonomisë e kundërshtoi ashpër.”

Gjatë prononcimit të tij për mediat kryetari i Partisë së Lirisë nuk i kurseu akuzat për qeverinë. Po ashtu, quajti mashtrues edhe Elvis Mata, një ish-drejtorin e DIA-së që thuhet se ka bashkëpunuar me drejtësinë.

 “Mashtrues ordiner, është përjashtuar nga LRI që në vitin 2005. Kush i ka dhënë udhëzimet që të pritet Ilir Meta në SPAK? Nga Kongresi i Partisë. Ilir Meta është ai që e kanë njohur dhe e njohin të gjithë qytetarët shqiptarë.”

Ilir Meta nuk ju përgjigj pyetjes së gazetares së Klan News, nëse kishte apo jo besim tek SPAK.

Ish-presidenti Ilir Meta në fund të fjalës së tij tha se do të shkonte në SPAK sa herë që të thirrej për të dhënë deklarime për çdo çështje.