Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me të dërguarin special të kryeministrit britanik për Ballkanin Perëndimor, Lord Stjuart Piç, i cili e uroi për marrjen e kryesimit të OSBE-së, duke shprehur bindjen se Maqedonia e Veriut do të kontribuojë në forcimin e vlerave themelore të Organizatës dhe do të kontribuojë në ruajtjen e paqes rajonale, stabilitetit dhe bashkëpunimit ndërmjet vendeve anëtare të Organizatës.
Osmani, siç informojnë nga MPJ, i afirmoi angazhimet kryesore për prioritetet në të cilat do të fokusohet kryesimi ynë me OSBE-në, duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen britanike.


