Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami në konferencën e sotme për shtyp tha se ekzekutivi ka nënshkruar vendim pa u konsultuar me komunën e Tetovës, me të cilin ndërtesa e vjetër e shkollës medicinale në Tetovë i jepet në shfrytëzim kadastrës, përcjell TV21. Kasami vendimin e pushtetit ekzekutiv e ka quajtur hakmarrje pas disfatës në zgjedhjet e 21 gushtit në Tetovë, ndërsa thotë se i njëjti vendim është i kundërligjshëm.
Kasami tha se vendimin në fjalë do e ankimojë në Gjykatën Administrative, dhe se për të njëjtin vendim do të informojë edhe ambasadat në vend, pasi siç tha në këtë objekt vazhdojnë të ndjekin mësim nxënës nga Tetova.


