Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka thënë se po hyjnë në grevë të përgjithshme.
Jasharaj tha se kërkesë e tyre është ndarja prej 100 eurove por shteti nuk po i merr parasysh dhe po mundohet të injoroj sindikatat.
“Kërkesa për 100 euro ka rrjedhë sa i përket ligjit të pagave. Nuk kemi shkuar në shuma të tjera. Sepse janë 86 mijë të punësuar në sektorin publik. Do të ishte shenjë simbolike në këtë kohë krizë. Jemi të bindur se shteti do ti ndante 100 euro sepse ka buxhet. Edhe këtij 100 euro shteti i ka thënë jo dhe po mundohet të injorojë kërkesat e sindikatave”.
Në anën tjetër kryeministri Kurti gjatë ditës së djeshme tha se nuk është koha për greva, por për punë. /eo


