Kenia ka ngriutr alarmin se ndryshimet klimatike po vrasin kafshët. Për shkak të thatësirës së vazhdueshme që ka prekur Bririn e Afrikës, vitin e kaluar, vendi ka regjistruar 179 elefantë të ngordhur.
Ndryshimet klimatike po sjellin dëmë të mëdha për florën dhe faunën në mbarë botën. Ministria e Kafshëve të Egra dhe Turizmit në Kenia ka njoftuar së fundmi se temperaturat e larta përbëjnë një kërcënim më të madh për ruajtjen e elefantëve sesa gjuetia pa leje.
Vitin e kaluar, vendi ka regjistruar 179 elefantë të ngordhur për shkak të thatësirës së vazhdueshme që ka prekur Bririn e Afrikës, që ndodhet në pjesën jugore të kontinentit.
Pas sezoneve të njëpasnjëshme të shirave të dobët, lumenjtë dhe tavat e ujit janë tharë dhe kullotat janë tkurrur në rezervat e gjahut.
Numri i elefantëve në Kenia ra nga 135,000 në pothuajse 16,000 deri në vitin 1989, ndërsa statistikat e fundit tregojnë se sot Kenia ka rreth 36,000 elefantë, dhe 1700 rinocerontë të bardhë dhe të zinj. Më parë, Kenia kishte 7000 rinocerontë të zinj.
Ndryshimi i klimës, konkurrenca për bujqësinë dhe vendbanimet njerëzore janë ende një sfidë e madhe.
Synimi i qevrisë në Kenia “është të trajtohet kriza e biodiversitetit, për të mbrojtur rreth 30 për qind tëhabitateve tokësore dhe detare të botës deri në vitin 2030.



