I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar, pas nënshkrimit të marrëveshjes energjetike mes Korporatës Sfidat e Mijëvjeçarit dhe Kosovës, ka thënë për Zërin e Amerikës se marrëveshja është shenjë e thellimit të bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.
Escobar tha se është e rëndësishme për të gjithë rajonin që të distancohet nga energjia ruse pasi Rusia e shfrytëzon atë si armë.
Lidhur me rrezikun e ndikimit të situatës së krijuar në Ukrainë dhe synimeve të Moskës tek Ballkani Perëndimor, Escobar u shpreh optimist për zmbrapsjen e këtyre synimeve në rajon.
Ai shtoi se megjithë sfidat e ndryshme, të gjitha vendet e rajonit kanë përkrahjen dhe vëmendjen e Shteteve të Bashkuara. /ZëriiAmerikës


