Vuçiq: Paraprakisht e di se çfarë do të thotë Kurti në panel

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot do të marrin pjesë në të njëjtin panel në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës.

Vuçiq dhe Kurti do të takohen në panelin me titull “Dialogu për Diplomacinë për Ballkanin Perëndimor”.

Vuçiq ka deklaruar se tashmë e di paraprakisht se si do të jetë takimi me Kurtin, por se për të është më e rëndësishme që ai ka takime të shumta të rëndësishme në Davos.

I pyetur nga gazetarët se si do të jetë paneli me liderët e Ballkanit Perëndimor, ai tha se mund të thotë paraprakisht se Kruti do të thotë fjalë të shëmtuara për Serbinë dhe për të.

“Ai do të thotë sa Putini i Vogël do të bëjë luftëra në Ballkan me urdhër të Putinit të Madh dhe kaq, kjo është retorika. Unë do të flas ashpër dhe kaq. Për mua është e rëndësishme që kam shumë takime të rëndësishme këtu dhe se të gjithë shikojnë si do t’i mbijetojmë kësaj krize dhe ato biseda janë të rëndësishme për mua”, ka thënë Vuçiq.