Të famshmit shpalosin sharmin në “Met Gala 2022”

Disa prej njerëzve më të famshëm të globit shpalosën sharmin e tyre në mbrëmjen më të famshme vjetore të Shteteve të Bashkuara, Met Gala 2022. Mes emrave të famshëm, vëmendje tërhoqi veçanërisht aktorja e famshme Cara Delevingne, e cila u shfaq topless para të pranishmëve, në mbrojtje të kauzës “Free the Nipples”.

Kodi i veshjes për mbrëmjes riktheu modën e Shekullit të 19, në periudhën e Bumit ekonomik të Shteteve të Bashkuara. Plotësisht këtij kodi i ishte përshtatur ish-zonja e parë Hillary Clinton.

Ish-sekretarja e shtetit u shfaq me fustan vishnje të errët, të qëndisur në qafë emrat e 60 zonjave më me ndikim në historinë amerikane, ndër të cilat Eleanor Rusveltin, Medlin Olbrajtin apo edhe të së mës Doroti Rodem.

Modës së atyre viteve i ishte përshtatur edhe njeriu që kryeson listën e të pasurve të botës Elon Musk, që u shfaq në Met Gala me të ëmën Meji.

Sharmin e shfaqën edhe çifti Kim Kardashian e Pit Dejvidsën, Billi Ajlish, etj. Çmimi i biletave arriti në 35 mijë dollarë, ndërsa tavolina 300 mijë, para që shkojnë për Muzeun  Metropolitan të Arteve një Nju Jork.

Tv Klan