Ndërmarrja Publike Komunale, Parkingu i Qytetit në Tetovë, ka njoftuar se së fundmi janë furnizuar edhe me një kamion merimangë për shërbimin e ndërmarrjes, përcjellë Top24.
Por edhe për kundër kësaj në Tetovë ende nuk janë realizuar parkingjet e premtuara nga ana e kryetarit të komunës së Tetovës, Bilall Kasami i cili para mediave parqiti planin etij të ndarë në katër faza.
Nga ana tjetër qytetarët gjithnjë e më shumë ankohen kjo ndërmarje po i zhvatë duke i ndjekur dhe duke shkelur procedurat kohore, së fundmi një ditë më parë një qytetarë denoncoi se edhe për kundër dërgimit të SMS porosisë në kohë dhe në formën e duhur përgjigja ishte se nuk është në regull formulimi. Qytetarë të tjerë ankohen se edhe pse dërgojnë SMS porosi për parkingun përgjigja se pagesa është bërë vin me vonesë për më shumë se 15 deri 20min, duke i vënë në lajthitje nëse pagesa është realizuar ose jo.



