Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka vizituar qytetin Bucha pranë Kievit në Ukrainën veriore, aty ku trupat e civilëve u gjetën të shtrirë në rrugë pas tërheqjes së Rusisë.
Von der Leyen u shoqërua nga kryeministri ukrainas Denys Shmyhal, Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell dhe kryeministrin e Sllovakisë Eduard Heger.
Pamjet e tmerrshme të masakrës njerëzorë në Bucha të Ukrainës, ku qindra persona u gjetën të vrarë dhe të hedhur përtokë, shkaktuan një sërë reagimesh nga liderët e BE dhe SHBA, të cilët premtuan më shumë ndëshkime ndaj Rusisë.
Kjo e fundit, nuk i ka pranuar këto krime, duke i quajtur fotot e publikuara si ‘provokim’ ndaj Moskës.



