Komuna e Tetovës ishte sot nikoqire e një delegacioni nga Austria në përbërje prej : Dr. Kristian Moser – profesor dhe Zëvendëspresident i Dhomës së Tregtisë së Austrisë së Poshtme, Gerhard Dummer – Drejtor i Financave në Komunën e Shtokeraut në Austri dhe Setki Ibraimi – Këshilltar komunal në Komunën e Shtokeraut, shkruan TOP24
Temë e takimit mes kreut të komunës së Tetovës Bilall Kasami dhe delegacionit Austriak ishte menaxhimi i mbeturinave dhe ujësjellësin, dy problematika të mëdha për qytetin tonë.
Kasami tha se “Nga delegacioni Austriak morëm zotime të mbështetjes së këtyre projekteve që do të ndihmonin drejtëpërdrejt në jetën e qytetarëve tanë. Në fund të takimit biseduam edhe për binjakizimin e dy qyteteve tona përcjellë TOP24


