Gërvalla paralajmëron reforma në diplomaci, AAK: Po tenton të bëjë spastrime politike

Deputetja e AAK-së tha se kërkojnë transparencë në këtë proces dhe proceset e tjera, pasi sipas saj qeveria “Kurti” ka qenë qeveria më jotransparente.

“Ne kërkojmë transparencë në këtë proces dhe proceset e tjera, sepse deri tani kjo qeveri ka qenë më jotransparentja. Në këtë dinamizëm kjo ministri ka qenë dashur të angazhohet më shumë qoftë për procesin e liberalizimit të vizave, për forcimin e subjektivitetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare, njohjet, anëtarësimin ne organizata ndërkombëtare dhe procese tjera me rëndësi për Kosovën. Janë deklaruar për depolitizim të bordeve dhe agjencive e në fakt skajshmërisht i kanë politizuar”, u shpreh Kadrijaj.

Ajo shtoi se do të jenë mbikëqyrës të këtyre proceseve dhe se do t’i bëjnë publik çdo veprim të jashtëligjshëm.

Paralajmërohen reforma e shkarkime në diplomaci, shoqëria civile kërkon transparencë për procesin

E për paralajmërimet e ministres Gërvalla për reforma të thella në diplomaci kanë reaguar edhe nga shoqëria civile. Të njëjtët kanë kërkuar që ky proces të jetë transparent.