Instagram ka qenë në gjendje të përkthejë tekstin në postime dhe përshkrime që nga viti 2016, dhe tani ka marrë një mundësi tjetër të ngjashme.
Instagram u ka ofruar përdoruesve mundësinë e përkthimit automatik të tekstit si pjesë e ‘storyes’. Kurdoherë që një gjuhë e huaj zbulohet në një postim, përdoruesit do t’i tregohet opsioni “Shih përkthimin” në këndin e sipërm të majtë të ekranit.
Përdoruesit mund të prekin opsionin dhe më pas një përkthim i tekstit të shtypur do të shfaqet në pjesën e poshtme. Opsioni i ri do të jetë i disponueshëm në të gjithë botën dhe aktualisht mbështet më shumë se 90 gjuhë.
Kujtojmë, Instagram që nga viti 2016 ofron përkthim automatik të komenteve, përshkrimeve, biografive dhe postimeve të përdoruesve.


