Thashethemet në lidhje me iPhone 13 janë përhapur tashmë përpara prezantimit të tij të pritur më vonë këtë vit.
Apple parashikohet të lëshojë katër pajisje paksa të ndryshme në serinë e saj iPhone 13, duke u mbështetur në iPhone 12 mini, iPhone 12 dhe dy variacionet Pro. Ekspertët e teknologjisë në ““Let’s Go Digital” kanë treguar se çfarë pamje mund të ketë.
Dizajni duket mjaft i ngjashëm me iPhone 12 Pro, përveç që ka një stil kamera paksa të ndryshëm dhe disa ndryshime në dizajn. Skajet e drejta dhe anët e sheshta janë akoma të paraqitura në modelin e ri të propozuar ashtu si në iPhone 12.
Sidoqoftë, “Let’s Go Digital” sugjeron që iPhone 13 Pro nuk do të ketë asnjë portë për fisha dhe për këtë arsye do të jetë i pajtueshëm vetëm me karikimin pa tel. Projektuesi grafik “Technizo Concept” është gjeniu që qëndron pas interpretimeve shumë bindëse dhe një video shoqëruese në YouTube.



