BotaLajme

2.6 miliardë njerëz ende pa internet

1/3 e popullsisë botërore është ende pa internet. Janë 2.6 mld njerëz offline, ndër to gratë më të penalizuara, dhe dixhitalizimi në rritje rrezikon të zgjerojë edhe më shume pabarazitë ekonomike e sociale. Statistikat e fundit evidentojnë pabarazinë e theksuar gjeografikisht dhe demografike. Në vendet me të ardhura të ulëta, vetëm 27% e popullsisë së tyre ka akses në rrjet, në vendet me të ardhura mesatare niveli arrin në 53%.

Gjithashtu ndryshimet janë të theksuara edhe për sa i përket zonave urbane ku mesatarisht janë me akses në internet rreth 83%, dhe atyre rurale me 48%.

Ndërkohë që situata paraqitet më dramatike në këtë kontekst te ndryshimet gjinore, pasi në vendet e varfra, 90% e vajzave të reja nuk kanë akses në rrjet dhe as kompetenca dixhitale.

Raporti vë në pah përfshirjen dhe përjashtimet informatike, dhe imapkti direkt që kanë mbi ekonominë, pasi sipas BB mungesa e shërbimeve dixhitale ndikon ndjeshëm në rritjen ekonomike në vendet e varfra, duke shënuar humbje për 10-vjeçarin e ardhshëm prej 2 mijë miliard $ në rritje ekonomike. Sipas FMN, kjo distancë e krijuar nga përdorimi i shërbimeve të internetit, amplifikohet edhe më shumë me zhvillimin që po njeh Inteligjenca Artificiale, duke zgjeruar distancat mes vendeve të varfra dhe atyre të pasura.

Related Articles

Back to top button
Close
Close