LajmeMaqedoni

179 shoferë të sanksionuar në Shkup

MPB njofton se Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (19.04.2024) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 179 masa, nga të cilat 51 sanksione për drejtim të automjetit me shpejtësi të lejuar, 11 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, 8 sanksione për kalim të sinjalistikës së mbyllur – semafor të kuq, shtatë masa për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit..

Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e qarkullimit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe të kontribuojmë së bashku për rrugë më të sigurta.

Related Articles

Back to top button
Close
Close