
Kamionët me ndihma mjekësore janë gati për të shkuar në kufirin midis Gazës dhe Egjiptit, ka thënë Organizata Botërore e Shëndetësisë të enjten, duke përshëndetur njoftimin e Izraelit se nuk do të bllokojë hyrjen e ujit, ushqimit dhe ilaçeve në Gaza nga Egjipti.
“Kamionët tanë janë të ngarkuar dhe gati për të shkuar. Ne po punojmë me Shoqëritë e Gjysmëhënës së Kuqe të Egjiptit dhe Palestinës për të dërguar furnizimet tona në Gaza sapo të hapet pikëkalimi Rafah”, ka thënë për mediat drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka shkruar CNN.Top24



