LajmeMaqedoni

Zhelina pa ujë, ASH kërkon komunës të zgjiedhjet problemi samë shpejtë

Ndodhemi para Komunës së Zhelinës për të ngritur zërin, për të kërkuar përgjegjësi dhe zgjidhje për një problem jetik me të cilin tani e disa muaj po përballen banorët e fshatit Zhelinë.
Konkretisht gjatë 5 muajve të fundit, ka ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm, ndërprerje nga 1 javë deri në 10 ditë, dhe atë për çdo muaj. Aktualisht jemi në ditën e katërt radhazi që në Zhelinë nuk ka ujë për pirje, ndërsa tek në ditën e tretë ndërmarrja publike ka njoftuar për këtë problem me arsyetimin se tani paskan zbuluar një difekt me pompat e ujit. Arsyetimi i autoriteteve komunale duket banal dhe i pabesueshëm. Problemi nuk është i sostshëm dhe as i gjatë tre ditëve, por përsëritet e njëjta çdo muaj. Dyshime për shkaqet kryesore të këtij problemi kemi shumë dhe ato çojnë tek paaftësia për menaxhim nga kryetari aktual dhe ekipi i tij, e që si pasojë kanë zhytur komunën në borxhe dhe e kanë bërë jofunksionale në çdo sferë. I bëjmë thirje kryetarit të komunës dhe ekipit të tij, që urgjentisht të gjejnë zgjidhje të përhershme për një problem mesjetar e që neve na ndodh në shekullin 21. Nëse nuk janë të aftë ose nuk dijnë, atëherë le të japin dorëheqje dhe ta lëshojnë vendin për dikend që vërtetë din dhe mund t’ju shërbejë banorëve të Zhelinës. Ftojmë kryetarin e komunës që të mos merret me politika madhore e partiake, por të gjejë zgjidhje për banorët të cilët ia kanë dhënë besim, ose të paktën le ta pranojë dështimin dhe të mos mbajë peng mijëra banorë të Komunës së Zhelinës.
Denis Aliti, Kryetar i degës së ASh-së, Zhelinë

Related Articles

Back to top button
Close
Close