
Disa mërgimtarë qëndruan më gjatë, e disa më pak, disa do të kalojnë edhe pak kohë në vendlindje, të tjerëve u ka ardhur koha të kthehen në mërgim.
Pushimi i mërgimtarëve në vendlindje përveç që i kanë dhënë gjallëri vendit, ka ndikuar edhe në aspektin ekonomik. Mërgimtarët thonë se kanë shpenzuar shuma të mëdha parash që kur kanë ardhur në vendlindje.
Esnafi i Çarshisë tha se me ardhjen e mërgatimtarëve çdo biznes në Çarshi ngritet. Periudhat kur ata kthehen në vendlindje, janë periudhat më fitimprurëse për të gjitha bizneset.
“Të mos i harrojmë ne edhe vizitorët tanë që i kemi, familjarët tanë që vijnë prej viseve tjera që nuk regjistrohen nëpër hotele dhe regjistrime të turistëve, ata janë vizitorë dhe 10-15 ditëshe por janë në fuqi e madhe, është një ndihmesë e madhe për neve për Çarshinë sidomos, u shpreh Bujar Dullovi, Esnafi i Çarshisë.
Akoma nuk ka të dhëna zyrtare nga ana e Bankës Popullore lidhur me remitencat për këtë vit, por sipas të dhënave të këtij institucioni për vitin e kaluar remitencat, apo të hollat që vijnë nga jashtë kanë arritur shumën rreth 1,5 miliardë euro. Top24



