MaqedoniTopLajm

10 minuta ultimatum për të liruar rrugën Bedri Ajdari drejtuar policisë

Njëri nga organizatorët Bedri Ajdari ka kërkuar që policia të lirojë rrugën në mënyrë që protestuesit të shkojnë deri tek qeveria, atje ku është parashikuar të mbarojë protesta.
“Që të mos eskalojë protesta, ju lus që të lironi rrugën. Protesta është e qetë”, tha ai, duke i dhënë policisë që të marrin vendim në afat prej dhjetë minutave, raporton SHENJA.
Ai kërkoi nga protestuesit që të jenë të qetë dhe të mos bien pre e provokimeve.


Ajdari tha se qëllimi është që të shkojmë deri tek qeveria për të lexuar një mesazh.

Related Articles

Back to top button
Close
Close