𝐅𝐒𝐊 𝐟𝐮𝐪𝐢𝐳𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐦𝐞 𝐦𝐣𝐞𝐭𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐫𝐞𝐣𝐚 𝐭𝐞̈ 𝐛𝐥𝐢𝐧𝐝𝐮𝐚𝐫𝐚 𝐧𝐠𝐚 𝐒𝐇𝐁𝐀

Sot u zhvillua ceremonia solemne e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja, të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Siç njofton Ministria e Mbrojtjes e Kosovës, ky investim përfaqëson një hap të rëndësishëm në modernizimin e FSK-së, duke e pajisur atë me teknologji dhe mjete të avancuara për realizimin e misionit të saj kushtetues.
Ky përkushtim siguron që FSK të jetë një forcë e avancuar dhe e ndërveprueshme, e gatshme të bashkëpunojë ngushtë me ushtritë e vendeve anëtare të aleancës euro-atlantike, për të krijuar një të ardhme të sigurt dhe të qëndrueshme për gjithë qytetarët tanë.
Në këtë ngjarje morën pjesë kryeministri Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, atasheu i ushtrisë në Ambasadën e SHBA-së, nënkolonel Jonathan Shaw, dhe Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari.



