
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca pas përmbytjeve në Gjermani, ku deri tash kanë vdekur 80 persona, ka thënë se në këto çaste tragjike, Kosova dhe populli i saj janë me shpirt, zemër, mendje e dhembje pranë familjeve të viktimave dhe mbarë popullit mik gjerman.
Konjufca ka shkruar në Facebook se Gjermania, vendi mik i Republikës së Kosovës, po kalon nëpër momente të vështira dhe me pasoja tragjike.
“Si pasojë e motit të keq, përveç përmbytjeve të mëdha gjithandej vendit. Po ashtu lutemi për fatin e të zhdukurve dhe që këtë fatkeqësi natyrore shteti mik gjerman ta kalojë sa më parë dhe më sa më pak pasoja”, ka shkruar ai.



