BotaLajme

Zyrtarja ukrainase jep alarmin, thotë se pushtimi rus mund të ndikojë edhe te Ballkani

Një pushtim i plotë i Ukrainës nga Rusia do të përhapte konfliktin në Evropë dhe madje mund të shkaktonte Luftën e Tretë Botërore, ka paralajmëruar një ministre e qeverisë ukrainase.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Yuliia Laputina, ministrja për çështjet e veteranëve – e cila më parë ka shërbyer si oficere e lartë në ekuivalentin e MI5 të Ukrainës – i tha Sky News se vendi i saj ishte gati të mbrohej nëse Moska fillon një sulm të ri.

Por ajo tha se pasojat e veprimeve të mëtejshme ushtarake nga presidenti Vladimir Putin nuk do të përmbahen brenda kufijve të Ukrainës.

“Nëse Rusia do të pushtojë, ju e dini, atëherë kujdesi duhet të shtohet edhe për Ballkanin. Ajo që rusët po bëjnë tani në Serbi – ata përpiqen të provokojnë një situatë në Ballkan”, tha ajo në një intervistë në zyrën e saj në Kiev.

“Por ne gjithashtu marrim parasysh [fillimin e] Luftës së Tretë Botërore”.

E pyetur nëse kishte mundësi që një pushtim të çonte në një luftë të tretë botërore, ministrja tha: “Po. Po. Sepse gjeopolitikisht, duket se ky është një skenar i mundshëm. Pra… duhet t’i kushtojmë vëmendje çështjes së Ukrainës për shkak të sigurisë së kontinentit.

“Kjo – përhapja e luftës në rast se ndodh pushtimi rus në Ukrainë – do të jetë shumë më e gjerë se Ukraina”.

Related Articles

Back to top button
Close
Close