
Zëvendës ndihmës Sekretarja e Departamentit të Shtetit nga byroja për Demokraci, të Drejta të Njeriut dhe Punë, Nicole Chulick është duke qëndruar për vizitë në Kosovë.
Lidhur me vizitën e saj është deklaruar ambasadori amerikan, Jeff Hovenier.
“Është kënaqësi të mirëpresim Zëvendës Ndihmës Sekretaren Nicole Chulick në Kosovë. Chulick mbikëqyr zyrat për Evropën dhe Azinë Jugore/Qendrore në Byro-në për Demokraci, të Drejta të Njeriut dhe Punë në Departamentin e Shtetit. Gjatë vizitës së saj, Chulick do të përqendrohet në çështje kritike për marrëdhënien tona dypalëshe, duke përfshirë të drejtat e pakicave dhe të drejtat e njeriut në Kosovë”, ka shkruar Hovenier.
Nicole Chulick është pritur në takim nga presidentja Vjosa Osmani, ndërsa me kryeministrin Albin Kurti pritet të takohet në ora 14:30.



