LajmeMaqedoniTopLajm

Zyrtare/ Maqedonia e Veriut arrin marrëveshje me Pfizer, vaksinat e para vijnë në shkurt

Maqedonia e Veriut në shkurt do t’i merr dozat e parë të vaksinës nga Pfizer, kanë njoftuar nga Ministria e Shëndetësisë, raporton SHENJA.

Nga MSH, thonë se sot pasdite është arritur marrëveshje me kompaninë, ndërsa se sa vaksina do të arrijnë do të bëhet e ditur në javët e ardhshme.

“Dozat tjera të Pfizer do të arrijnë në mars dhe prill. Ministria e Shëndetësisë vazhdon me bisedimet për sigurimin e vaksinave nëpërmjet bisedimeve me vendet anëtare të BE-së, si dhe nëpërmjet Kovaks mekanizmit prej ku pritet renditja dhe data e distribuimit të sasive të para. Ky është një lajm i shkëlqyeshëm për të gjithë qytetarët dhe një hap i parë drejt fitores përfundimtare ndaj pandemisë”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Shëndetësisë, prej ku kanë shtuar se frigoriferët për ruajtjen e vaksinave do të arrijnë në janar.

Related Articles

Back to top button
Close
Close