
Skuadra e CFR Cluj përmes një postimi në Facebook ka zyrtarizuar blerjen e sulmuesit anësor, Ermal Krasniqi, transmeton Gazeta Metro.
Në njoftimin e tyre nuk janë dhënë detaje rreth kontratës me tashmë ish-sulmuesin e Ballkanit, i cili është raportuar nga mediumet rumune se ka nënshkruar kontratë tre-vjeçare.
”CFR 1907 Cluj dhe FC Ballkani, ish kundërshtari ynë në grupet e Conference League, kanë arritur marrëveshje lidhur me transferimin e mesfushorit kosovar Ermal Krasniqi te ne.”
Ndryshe, futbollisti nga Malisheva kishte qenë një ndër futbollistët më të mirë të suharekasve në ndeshjet në Europë, duke shënuar katër gola dhe dhuruar pesë asistime në 13 paraqitje.



