
KF Llapi ka zyrtarizuar rikthimin e Ahmed Januzit në klub, kësaj radhe në një rol të ri në shtabin teknik të skuadrës së parë.
Klubi nga Podujeva ka bërë të ditur se ish-sulmuesi bardhekaltër është emëruar asistent i trajnerit, duke hapur një kapitull të ri në karrierën e tij në futboll, shkruan Indeksonline
Januzi është i pajisur me licencën UEFA A, të cilën e ka fituar pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, ndërsa rikthehet te Llapi pas katër vjetësh të kaluar në klub gjatë tri periudhave të ndryshme si futbollist.
Në njoftimin e klubit thuhet:
“KF Llapi ka kënaqësinë të njoftojë rikthimin e Ahmed Januzit në shtëpinë bardhekaltër, tashmë në një rol të ri në shtabin teknik të skuadrës, si asistent trajner. I diplomuar me licencën UEFA A pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, Januzi nis një kapitull të ri me klubin ku ka kaluar katër vjet në tri periudha të ndryshme. Mirë se u riktheve, Januzi.”



