LajmeMaqedoniTopLajm

Zyra e presidentit Macron jep detaje të takimit me Avdullah Hotin, flet edhe për video-samitin e Parisit

Presidenca franceze dha informacione lidhur me takimin që zhvilloi një ditë më parë presidenti Emmanuel Macron me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti.

Në njoftim thuhet se në këtë takim u diskutua për rinisjen e dialogut Kosovë – Serbi si dhe zgjidhjen e problemeve mes dy shteteve.

“Presidenti i Republikës priti të martën në Pallatin Elysee Kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, për të diskutuar rigjallërimin e dialogut për normalizimin mes Serbisë dhe Kosovës, që është një element thelbësor i stabilitetit dhe sigurise së Ballkanit Perëndimor dhe perspektivat përkatëse për anëtarësim në Bashkimin Europian të të dy vendeve”, theksohet në njoftim.

Zyra e Macronit përmend aty ndër të tjera edhe mbajtjen e video-konferencës të premten të cilin e organizon ai dhe kancelarja gjermane Angela Merkel.

“Me iniciativën e Macron dhe te kancelares gjermane, do të zhvillohet një samit në 10 korrik për të rihapur dialogun mes Serbisë dhe Kosovës, të ndërprerë 18 muaj më parë, dhe që të lejojë Bashkimin Europian të lehtësojë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të tyre.

Kjo vjen si vazhdë e takimit të zhvilluar në Berlin 29 prillin e vitit 2019. Do të jetë rezultat i hapave që Franca dhe Gjermania kanë ndërmarrë së bashku me Serbinë dhe Kosovën, me qëllim konsolidimin e stabilitetit në Ballkan dhe forcojnë lidhjet e tyre me Bashkimin Europian”, thuhet në njoftim.

Top Channel

Related Articles

Back to top button
Close
Close