LajmeRajonTopLajm

Zyra e BE-së në Kosovë dënon ashpër vrasjen e trefishtë në Gllogjan të Deçanit

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, ka reaguar pas vrasjes së trefishtë që ka ndodhur të premten në Gllogjan të Deçanit, ku të vrarë kanë mbetur tre persona, shoferi i një autobusi dhe dy nxënës.

Në reagimin e bërë nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë thuhet se, janë thellësisht të pikëlluar me sulmin drejt autobusit, transmeton Telegrafi.

“Të tronditur dhe thellësisht të pikëlluar me sulmin e neveritshëm drejt autobusit të nxënësve. Shpresojmë se autori do të sillet shumë shpejt para drejtësisë. Mendimet dhe lutjet tona janë me viktimat dhe familjet e tyre. Të lënduarve u urojmë shërim të shpejtë’, thuhet në reagim.

Ndryshe, mbrëmë rreth orës 19:00 është sulmuar me armë zjarri një autobus në Gllogjan të Deçanit, ku të vrarë kanë mbetur tre persona, shoferi dhe dy nxënës.

Autori i krimit ka qenë i maskuar, ndërkohë Policia është në kërkim të tij.

Policia përmes raportit 24 orësh, ka njoftuar se autobusi është sulmuar me armë zjarri që dyshohet të jetë AK-47.

“Është raportuar se një autobus derisa ishte duke bartur udhëtarë (nxënës) është sulmuar me armë zjarri (dyshohet të jetë AK-47) nga një i dyshuar i panjohur. Në këtë rast lëndime vdekje-prurës ka pësuar drejtuesi i autobusit, viktima mashkull kosovar, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Ndërsa tri viktima, dy meshkuj dhe një femër (nxënës) janë dërguar në Spitalin Rajonal Pejë, dy prej tyre kanë ndërruar jetë (një mashkull dhe një femër ) ndërsa viktima tjetër është duke u trajtuar në spital”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Telegrafi

Related Articles

Back to top button
Close
Close