LajmeMaqedoniTopLajm

Ziberi: Shteti duhet të krijojë infrastrukturë ligjore që të zhvillohen kompanitë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti dhe kandidati
për kryeministër të parë shqiptar, Naser Ziberi, sot morrën pjesë në përurimin e fabrikës së re “GLASS FLEKS” në zonën ekonomike në Tetovë.

Kompania GLASS FLEKS investoi në kompleksin industrial për prodhimin e qelqit, ndërtimi i të cilit filloi në vjeshtë të vitit 2018 dhe përfundoi në fund të vitit 2019, sipërfaqja e përgjithshme e të cilit arrin deri në 8.500m2 ,kjo kompani është njëra ndër investitorët e mëdhenj në këtë rajon, dhe ky investim ndikon jo vetëm në zhvillimin e komunës së Tetovës, por edhe në zhvillimin ekonomik në të gjithë vendin,e cila gjeneron edhe rritjen e punësimit në këtë vend.

Kandidati për kryetar të parë shqiptar Ziberi, gjatë takimit gjithashtu potencoi edhe zotimet e tija për 100 ditëshin e parë që kanë të bëjnë me
zhvillimin ekonomik, ku ndër tjerash parasheh pagesë të të gjitha obligimeve ndaj sektorit privat për punën e realizuar, kthim të TVSH-së brenda 30 ditëve mjete shtesë pa kamatë dhe garanci bankare, si dhe mbështetjen në të holla prej 5.000-10.000 euro për ndërmarrjet për blerje të pajisjeve të nevojshme.

Related Articles

Back to top button
Close
Close