
Në paraqitjen e tij sonte në Programi 200, Avokati i Popullit Naser Zyberi vlerëson se zërat sy ky i “grupit të zjarrit”, nuk i bëjnë dëm BDI-së dhe se deri dikund mbajnë kritikat e këtij grupi, pasi që sipas Zyberit, jo secili funsionarë mund të vlerësohet me nota positive.
“Nuk besoj se mund të ketë zhvillime tektonike të kësaj natyre, një gjë mendoj se ia vlen të diskutohet, qoftë edhe për të mbajtur në tension aktivitetin e partisë në pushtet. Që mos bie në letargji sepse shpeshherë pushteti di të akomodojë, prandaj zërat e këtilla herë pas here japin shkëndija se gjërat ose na kushtojnë ose duhet të jenë më të mira se sa janë. Prandaj, kritikat brenda subjekteve politike janë pozitive dhe nuk mendoj se e dëmtojnë shëndetin politik të kësaj partie.
Sepse ju ndiqni punën e institucioneve. A mendoni se mbajnë kritikat e tyre për rezultatet e dobëta të ministrave të BDI-së në Qeveri?
Kuptohet që performance e çdo anëtari të kabinetit nuk është e njëjtë, nuk mund të vlerësojnë me tone pozitive dhe të njëjtat nota, ka vend për diskutim, ka vend për kritika dhe vërejtje.