LajmeMaqedoniTopLajm

Zjarri te Tregu i Gjelbër në Shkup, u dogjën veturat BMW X3, Citroen C4 dhe magazina e një marketit

BMW X3 hybrid, Citroen C4 dhe magazina e një marketi u dogjën mbrëmë pranë Tregut të Gjelbër në Shkup. Shkaku i zjarrit ende nuk dihet, por sipas autoriteteve, filloi nga një automjet i parkuar, u përhap tek të tjetër dhe më pas edhe në hapësirën e magazinës së zinxhirit të marketeve.

Komandanti i brigadës së zjarrfikësve të Shkupit, Zvonko Tomeski, në një deklaratë tha se morën njoftim për një makinë të djegur në orën 23:05.

“Menjëherë u dërguan dy automjete zjarrfikëse nga Qendra e Autokomandës, të cilët sapo mbërritën vunë re se zjarri ishte përhapur në objektin fqinj ku ishte parkuar automjeti. Për këtë arsye u dërgua edhe një automjet zjarrfikës shtesë. Intervenimi vazhdoi deri rreth 30 minuta pas mesnatës. Ka vetëm dëme materiale, nuk ka persona të lënduar”, tha Tomeski.

Related Articles

Back to top button
Close
Close