LajmeRajon

Zjarret në Tepelenë, Tritan Shehu: Hormova rrezikon të shkrumbohet, s’ka asnjë mbështetje për shuarjen e flakëve! Të ndërhyhet nga ajri e toka

Deputeti i PD, Tritan Shehu, ka ngritur shqetësimin për situatën e zjarreve në Tepelenë ku shprehet se Hormova rrezikon të shkrumbohet.

MixCollage-13-Aug-2025-07-04-AM-8596

Ai shprehet se Hormova është pothuajse e rrethuar nga zjarri dhe se flakët rrezikojnë të përhapen në fshatra të tjerë të Tepelenës e Gjirokastrës.

Tritan Shehu shkruan se deri më tani s’ka asnjë mbështetje, teksa thekson se kërkohet ndërhyrje nga toka dhe ajri.

Postimi i plotë:

Hormova rrezikon te shkrumohet!

Eshte pothuajse e rethuar nga zjarri!

Qe tenton te shtrihet drejt fshatrave te tjere te Tepelenes e Gjirokastres.

Deri tashme nuk ka asnje mbeshtetje qendrore ne shuarjen e flakeve.

Kapacitetet e vogla, te pa pajisura, keq te organizuara te Qarkut jane te pa fuqishme per te perballuar gjendjen.

Pavaresisht perpjekjeve individuale e njerezore te tyre.

Situata gjate dites me temperatura shume te larta rrezikon per me te keqen.

Nuk mundet e nuk duhet neglizhuar akoma, sic ndodhi me Leklin, me Hormoven deri tashti!

Kerkohet urgjentisht nderhyrje e gjere, nga ajri e toka, mbeshtetje nga qendra!

Related Articles

Back to top button
Close
Close