LajmeRajon

Zjarret në Greqi, shpërthejnë depot e municioneve në Volos

Shpërthime të forta u dëgjuan pasditen e së enjtes në qytetin e Volos, duke shkaktuar shqetësim te banorët teksa zjarri që shpërtheu në zonë u ndez për të dytën ditë.

Siç u bë e ditur nga mediat greke, shpërthimi ka ndodhur në magazinat e municioneve në bazën ajrore 111 AM në aeroportin e Nea Anchialos, kur sipas informacioneve zjarri ka dalë jashtë kontrollit dhe ka kaluar në një zonë ushtarake.

Madje nga videot e regjistruara nga mediat greke, dëgjohen shpërthimet nga magazina e municioneve.

Zyrtarët e Shtabit Ajror thanë se personeli që shërbente në depon e municioneve kishte arritur që të evakuuohej në kohë pa sjellë dëme në njerëz. Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close