
Një zjarr i madh ka shpërthyer sone në një sallon mobiljesh në fshatin Pallçisht të Tetovës raporton TOP24.
Sipas informatava të para nga tereni bëhet fjalë për një zjarr kë ka kapluar pullazin e objektit, nuk ka përsona të lënduar e as viktima thotë Komandanti i NJTKZ- në Tetovë, Uka Aliti për TOP24.
I pranishëm në vendngjarje doli edhe kryetari i komunës së Bogovinës i cili shkurtimisht tha se bashkëndjejmë dhimbjen me familjen do të bëjmë atë që na takon si institucion, tha Besnik Emshiu.
Ndërkohë edhe pse NJTKZ kishte lokalizuar zjarrin zëvendëskomandantit ju keqësua gjendja dhe me veturën e ndihmës së shpejtë u dërgua në spitalin e Tetovës.TOP24



