LajmeMaqedoniTopLajm

Zijadin Sela uron nënat për 8 Mars

Kretari i Aleancës për Shqiptarët Zijadin Sela, ka uruar për 8 Mars ditën e gruas. Ai përmes një postimi në rjetin e tij në FB ka shkruar  “8 Marsi, dita ndërkombëtare e gruas që te ne njihet edhe si Dita e Nënës, është një ndër datat më të rëndësishme të vitit që ndërlidhet me kujdesin ndaj të drejtave të grave por edhe me dashurinë ndaj nënave, në shenjë mirënjohjeje e falemderimi për sakrificën e tyre.
Femra shqiptare çdo herë ka qëndruar përballë sakrificës për liri dhe përparim kombëtar, si nënë, si intelektuale duke qenë pjesë e pandarë e zhvillimeve dhe ngjarjeve tona historike që kanë të bëjnë me emancipimin e shoqërisë sonë dhe realizimin e objektivave kombëtare.
Sot, gratë dhe vajzat meritojnë më shumë se kurrë hapësirë veprimi në shoqërinë tonë sepse pa barazi gjinore nuk mund të kemi bazari shoqërore, dhe pa barazinë shoqërore është e pamundur të arijmë barazinë me të tjerët.
Të dashura nëna, gra e vajza, me rastin e festës suaj, shprehim mirënjohen më të thellë për Ju, për sakrificën tuaj gjatë jetës.”
Ziadin Sela
Gëzuar 8 Marsin!

Related Articles

Back to top button
Close
Close