BotaLajme

Zhduken 2.5 tonë material bërthamor në Libi

Inspektorët bërthamorë të Kombeve të Bashkuara kanë zbuluar se rreth 2.5 tonë uranium natyror mungon nga zona në Libi që nuk është nën kontrollin e qeverisë.

Drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), Rafael Grossi, u ka thënë shteteve anëtare se inspektorët kanë gjetur se 10 kazanë që përmbanin koncentrat uraniumi “nuk ishin të pranishëm siç ishte deklaruar më parë”, raportoi Guardian.

IAEA-ja do të kryejë aktivitete të tjera për të zbardhur shkaqet për zhdukjen e materialit bërthamor dhe lokacionin e tij.

Uraniumi natyror nuk mund të përdoret menjëherë për prodhimin e energjisë ose bomba, pasi procesi i pasurimit zakonisht kërkon që metali të shndërrohet në gaz që më pas të arrijë nivelet e nevojshme.

Megjithatë, secili ton i uraniumit natyror, nëse merret nga një grup me burime teknologjike, mund të rafinohet deri në 5.6kg material për armë me kalimin e kohës, thonë ekspertët. Kjo e bën të rëndësishme gjetjen e metalit që mungon.

“Të mos diturit e lokacionit të saktë të materialit bërthamor mund të paraqesë rrezik radiologjik, si dhe ngreh shqetësime për sigurinë bërthamore”, tha Grossi.

Related Articles

Back to top button
Close
Close