LajmeMaqedoniTopLajm

Zhbllokimi i eurointegrimeve, Mickoski: Ka propozim termin për takim, të presim të deklarohet pala bullgare

Kryeministri Hristian Mickoski informoi se është realizuar komunikim me Zyren e Komisionit evropian në vend pas nismës për takim me palën bullgare dhe se ka propozim termin, për të cilin pritet të deklarohet Bullgaria.

“Kemi komunikim me zyren e KE-së edhe dje edhe sot, akoma nuk kam përgjigje. Ka propozim termin, të presim të deklarohen nga pala bullgare2, tha sot kryeministri Mickoski në pyetjen e gazetarëve nëse ka realizuar komunikim me kreun e Këshillit të BE-së, Antonio Koshta dhe nëse pala bullgare do të pranojë takim.

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova dje deklaroi se edhe pse është rregull të ketë takim me homologun e saj, nuk është ndonjë problem të bisedojë edhe me kryeministrin bullgar, Rosen Zheljazkov në Samitin e NATO-s në Hagë duke pasur parasysh se është konfirmuar se kolegu i saj bullgar, Rumen Radev nuk do të shkojë në Hagë, në drejtim të zhbllokimit të eurointegrimeve tona.

E pyetur nëse është konfirmuar takimi i mundshëm me kryeminsitrin Zheljazkov, Siljanovska Davkova theksoi se takimi është propozuar nga kreu i Këshillit të Evropës dhe se nga atje duhet të vijë konfirmimi.

Related Articles

Back to top button
Close
Close