LajmeRajon

“Zgjohem natën dhe shikoj vajzën”, pegagogia mes dhimbjes për humbjen e të afërmes së saj: Do ti drejtohemi drejtësisë dhe Ambasadës angleze

Jo vetëm revolta për sigurinë në vend por edhe dhimbja për humbjen e të afërmes së saj e nxori në protestë. Pedagogia dhe aktivistja Ilirjana Kuçana tregoi për mediat sesi pushimet në Shqipëri të djalit të dajës së saj Bledit, u kthyen në një tragjedi.

Ilirjana Kuçana: Malli dhe atdhedashuria e kthente Bledin çdo verë në Shqupoëri. Dhe këtë verë kështu ndodhi, Bledi u kthye në Shqipëri me familjen për të bërë pushime. Ishte dita e dytë e pushimeve për Bledin, tragjedia e Bledit.

Ajo tha më tej se familja Avdia po i bën nderimet ëngjëllit të saj Jonadës, por sapo të mbarojnë pritjet e njerëzve do ti drejtohen organeve të drejtësisë, madje edhe Ambasadës angleze, duke vënë në dukje se vogëlushja kishte nënshtetësi angleze pasi jetonte me familjen prej vitesh në Britani të Madhe.

Ilirjana Kuçana: Ne jemi duke pritur dhe duke përcjellë njerëz por sapo të mbarojmë ne do ti drejtohemi organeve të drejtësisë. Jonada është dhe shtetase angleze dhe patjetër që do ti drejtohemi edhe Ambasadës angleze për dramën dhe tragjedinë që ka ndodhur me ta. Kërkoj të mos bëhet politikë me këtë çështje, por çdo prind, çdo shqiptar që përjeton atë që përjetoj unë, që zgjodhem katër në natë dhe shikoj nëse e kam vajzën mirë apo jo. Duhet të bashkohet këtu me ne për Bledin, Jonadën, për Ermirën, por mbi të gjitha për fëmijët tuaj.

Të martën e 2 gushtit 2022 në plazhin e Potamit në Himarë, 7-vjeçarja Jonada Avdia humbi jetën pasi u përplas nga skafi i drejtuar nga Arjan Tase, efektiv policie.

Related Articles

Back to top button
Close
Close