
Publicisti dhe pedagogu, Bekim Adilli në një intervistë në Ora News u shpreh se slogani i VMRO-DPMNE, ”Maqedonia e jotja”, për zgjedhjet vendore në Maqedoninë e Veriut është frikë për humbjen e identitetit maqedonas.
Adilli: Në kuptimin e garës jo lokale që i takon një administrimi të pushtetit vendor dhe më së miri për këtë flasin edhe sot sloganet të cilat u artikuluan bashkë me hedhjen e shortit që përcaktuan edhe numrat që do të kenë subjektet politike në atje.
Po të shikosh partia kryesore nga krahu i bllokut maqedonas, VMRO-DPMNE që e cila është edhe në qeveri sloganin e ka ‘’Maqedonia e jotja’’.
Ndërsa tek blloku shqiptar që deri dje ishte ‘’Fronti për Europë’’, sot është emërtuar ‘’Aleanca Kombëtare për Integrim’’.
Do të thotë që të dyja vendosin thekset tek një betejë Nacionale.
‘’Maqedonia e jotja’’ në kuptim të asaj që u dedikohet qytetarëve maqedonas që është e atyre.
Ndërkohë që nga ana tjetër shqiptarët kanë frontin e ‘’Aleancës Kombëtare’’.
Në këtë shtet në mënyrë herë të heshtur dhe më shumë që dalin në sipërfaqe janë ballafaqimet të aspektit etnik.
Në kuptimin ‘’Maqedonia është e jotja’’ mendoj se nën vetëdijen e këtij slogani dhe të shumë fushatave të tjera ndërlidhet ajo frika e humbjes së identitetit Nacional tek maqedonasit të cilët luftojnë për ta mbrojtur, për ta ruajtur dhe për ta kultivuar këtë dhe për të thënë se Maqedonia është e jona.



