LajmeMaqedoniTopLajm

Zgjedhjet e parakohshme: Partitë politike me qendrime të ndryshme

DISA TË FOKUSUARA NË RRUGEN EVROPIANE E DISA PËR ZGJEDHJE

Viti 2023 për partitë politike në vend nisi me debate se a do të ketë apo jo zgjedhje të parakoshme parlamentare. Nga partitë në pushtet thonë se nuk është koha dhe duhet përqëndruan në rrugën evropiane të vendit kurse opozita insiston për zgjedhje.

Përderisa partitë opozitare insistojnë që vendi të shkoj në zgjedhje të parakoshme parlamentare Kryeministri Dimitar Kovaçevski në një intervist  pët revistën javore “Fokus” thotë  se vendi nuk ka aletrnativë tjetër përveç  rrugës së integrimit evropian i cili sipas tij është proces i pakthyeshëm nacional. Sipas tij, të gjithë 120 deputetët në Kuvend kanë përgjegjësi dhe obligim që t’i realizojnë ato procese për një të ardhme më të mirë të gjeneratave të sotme dhe atyre të ardhshme. Nga partia që ai drejton thonë se VMRO-DPMNE nuk do të ketë sukses të rrezikojë të ardhmen evropiane të vendit me asnjë gënjeshtër, shkatërrim dhe manipulim”

Të motivuar nga frika, nga sallat e mbushura me njerëz anembanë vendit nga të cilat gjëmonte mbështetja për një të ardhme evropiane, Mickoski dhe VMRO-DPMNE-ja vazhdojnë me gënjeshtra dhe manipulime, duke e ditur se në zgjedhjet parlamentare të vitit 2024, me tandemin e Kovaçevski dhe Zeçeviq, i pret një tjetër debakli elektoral. VMRO-DPMNE nuk do të ketë sukses të rrezikojë të ardhmen evropiane të vendit me asnjë gënjeshtër, shkatërrim dhe manipulim”, thonë nga LSDM.

Nga VMRO-DPMNE thonë se zgjedhje të parakoshme tani më kërkojnë edhe deputetët e shumicës.

Nga Kovaçevski dhe Zeçeviq nuk kanë frikë as në LSD, prandaj gjithnjë e më shumë  deputetë janë pro zgjedhjeve të parakohshme.. Nëse dikush i frikësohej Kovaçevskit dhe Zeçeviqit, gjysma e partisë nuk do të kishte kërkuar zgjedhje. Më shumë se gjysma e LSD-së nuk shohin rrugëdalje nga ngërçi në të cilin Kovaçevski dhe Zeçeviq e kanë zhytur shtetin”,theksojnë nga VMRO-DPMNE.

Edhe nga Partia Alternativa përmes një komunikate për media, kanë bërë thirrje për të gjithë aktorët politik që të angazhohen maksimalisht dhe sivjet të realizohen ndryshimet kushtetuese, nga ky subjekto thonë se nuk është koha për zgjedhje të parakoshme parlamentare.

Viti 2023 është vit i ndryshimeve kushtetuese dhe i punëve dhe projekteve serioze. Për Alternativën, zgjedhjet e parakohshme në këtë periudhë do të ishin humbje kohe dhe shpenzim i panevojshëm në buxhet, duke marrë parasysh se viti i ardhshëm është gjithsesi vit i zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale”, thuhet në kumtesën e sotme të Alternativës.

Bujar Osmani nga BDI vlerson se Debati për ndryshimet kushtetuese duhet të fillojë sa më shpejt për shkak se koha kalon. Sipas tij nëse nuk arrijmë deri në nëntor të mbyllim ndryshimet kushtetuese, do të ndërpriten bisedimet me BE-në. /KlanMacedonia/

Related Articles

Back to top button
Close
Close