LajmeMaqedoniTopLajm

Zëvendësministri Shabani i përgjigjet Elfete Ismailit: Konkursin e hapët ju, i latë pas dore shqiptarët dhe sot bëni zhurmusin

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Admir Shabani përmes një postimi në profilin e tij i është përgjigjur akuzave të ish pararendëses së tij Elfete Ismaili e cila sot akuzoi se shqiptarët po diskriminohen. Në reagimin e tij Shabani i ka kujtuar ish zëvendësministres Ismaili se konkursi për të cilin flet është hapur në kohën e saj ndërsa ajo si zëvendësministre nuk kishte ndërmarrë asnjë hap që të motivoj shqiptarët të konkurojnë, shkruan Top24

“Faktet janë të qarta dhe nuk i ndryshon propaganda: Nga 131 aplikues, vetëm 11 kanë qenë shqiptarë. Nga ta, 2 janë pranuar, ndërsa njëri është tërhequr vetë. Të tjerët nuk i kanë përmbushur kriteret. Institucionet nuk mund dhe nuk guxojnë të ulin standardet vetëm për të kënaqur narrativat politike të dikujt. Sa i përket atasheve, po ashtu bëhet fjalë për një periudhë kur pozita e zëvendësministrit ka qenë e zbrazët. Pra, ata që sot ankohen, dje nuk kanë qenë as funksionalë.
Sot realiteti është ndryshe: Nga 16 shpallje për atashe, 8 tashmë janë përzgjedhur, mes tyre edhe përfaqësues të komuniteteve tjera, ndërsa 8 të tjera do të rishpallen për shkak të konkurrencës së dobët. Dhe kjo është pikërisht ajo që nuk është bërë më parë: hapje e procesit, transparencë dhe mundësi reale për të gjithë.” thotë zëvendësministri Shabani.
Shabani i kujton Elfete Ismailit, se halli tij nuk janë familjarët e tij por se “Sot realiteti është ndryshe: Nga 16 shpallje për atashe, 8 tashmë janë përzgjedhur, mes tyre edhe përfaqësues të komuniteteve tjera, ndërsa 8 të tjera do të rishpallen për shkak të konkurrencës së dobët. Dhe kjo është pikërisht ajo që nuk është bërë më parë: hapje e procesit, transparencë dhe mundësi reale për të gjithë.
Ne nuk bëjmë propagandë, ne krijojmë mundësi. Po hapim konkurs për 300 ushtarë të rinj. Po krijojmë hapësirë për avancim profesional dhe edukim shtesë. Po ndërtojmë një sistem që funksionon mbi meritë, por duke respektuar edhe përfaqësimin e drejtë dhe adekuat. Ndryshe nga e kaluara, kur gjithçka mbetej në fjalë, ne po veprojmë. Prandaj, para se të shpërndahen akuza boshe dhe të krijohet panik artificial, është mirë të kujtohet një gjë e thjeshtë: përgjegjësia nuk fillon sot, ajo ka emër dhe mbiemër. Koha e alibive ka përfunduar. Tani është koha e rezultateve. Kur flet për përfaqësim, së paku duhet të kesh kredibilitet moral.” përfundon reagimin e tij zëvendësministri Admir Shabani.

Related Articles

Back to top button
Close
Close