
Zëvendësministri i kulturës, Daim Luçi në kuadër të agjendës së tij për të parë nga afër çdo institucion kulturor shqiptarë për tu njohur për kushtet dhe problemet me të cilat përballen, dje ka vizituar Muezeun e alfabetit në Manastir ku është pritur nga Drejtori i këtij muzeu Zait Aliu, shkruan TOP24.
“U informova për gjendjen aktuale të muzeut, sfidat dhe pengesat me çka ballafaqohet puna e muzeut si dhe planet e punës për në të ardhmen. Mbetemi të përkushtuar që Muzeu i alfabetit, të merr pamjen e duhur, si dhe të plotësojë kushtet e një muzeu të mirëfilltë” tha zëvendësministri i kulturës Daim Luçi, përcjellë TOP24



