EkonomiLajmeMaqedoni

Zëvendësministreja Berisha: Korrje-shirja e grurit është ngjarja kryesore për bujqësinë në muajt e verës

Zëvendësministrja e buqësisë Vjollcë Berisha gjatë ditës së sotme ishte për vizit tek fermerët në Tetovë,në fshatin Reçicë e Madhe. Qëllimi i kësaj vizite ishte solidarizimi me fermerët korrës , mbështetjen institucionale dhe dëgjimin e tyre. Shkruan Top24.

Berisha :  Korrje-shirja e grurit është ngjarja kryesore për bujqësinë në muajt e verës.

Gruri është kultura më e përhapur në botë dhe luftëtari më i madh i urisë.

Bashkë me deputetin e Tetovës, z. Adnan Neziri, vizitova fermerë nga fshati Reçicë e Madhe.

Përditë, në kulmin e vapës, ata artikulojnë përkushtimin e tyre ndaj punës, ndaj bukës, ndaj njeriut.

Prania jonë aty kishte për qëllim solidarizimin për disa orë me fermerët tanë korrës, mbështetjen institucionale dhe dëgjimin e tyre.

I njoftova për masat e reja të mbështetjes së Ministrisë për drithëra, për shitjen dhe magazinimin e tyre në hambarët e regjistruar.

Ky vit nuk ishte shumë miqësor për kultivuesit e grurit për shkak të rrethanave të motit të lig. Ata do të kenë nevojë të përfitojnë sa më shumë nga masat tona intervenuese. Ne jemi aty për të gjithë.

Me zotin Embërli biseduam për të lashtat, për gjërat që mund t’i bënim më mirë.

Z. Besim lejoi ta drejtoja kombajnën e tij për të bërë që andej thirrjen për më shumë respekt për punën e bujkut dhe për më pak ndarje në punë për gra e punë për burra. Kjo ndarje nuk ekziston!

Takimin e sotëm e nderoi edhe miku im i vjetër, përkrahësi i madh i fermerëve, z. Semir Bilalli nga Reçica, i cili në barnatoren e vet bujqësore dëgjon dhe i njeh të gjitha shqetësimet me të mbjellat e këtyre anëve.

Falemnderoj gazetarët e Radiotelevizionit të Kosovës (RTK) dhe TV Koha që u interesuan të ndjekin njërën nga vizitat tona në korrje.

Falemnderit ekipit tim të përkushtuar dhe nikoqirëve bujarë.

Paçin zemrat plot si kokrrat e kallirit që pamë! Ka shkruajtur Berisha. Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close