LajmeMaqedoni

Zëvendës ministri Jajaga priti në takim homologun bullgar, Zaprijanov

Zëvendës ministri i Mbrojtjes, Tiron Jajaga sot ka realizuar takim me kolegun e tij bullgar, Atanas Zaprojanov, i cili gjendet për vizitë në vendin tonë në kuadër të ceremonisë së nesërme solemne për shënimin e 27-vjetorit nga formimi i SEDM-iniciativës, 24 vite nga formimi i Brigadës së Evropës Juglindore – SEEBRIG dhe ndërmarrjen e kryesimit me SEDM dhe ndërrimin e komandantit të SEEBRIG.

Gjatë takimit të sotëm, kumtuan nga MM, nga ana e dy zëvendës ministrave u potencua se bashkëpunimi i armatave dhe ministrive të dy vendeve është dëshmi për përkuhstimin ndaj sigurisë rajonale, ndërsa shembull është pjesëmarrja e përbashkët në SEEBRIG, eVA dhe NATO misonin në Kosovë, KFOR.

Zëvendës ministri Jajaga i ka shprehur falënderime kolegur Zaprijanov për kryesimin e tij me Komitetin udhëheqës politiko-ushtarak dhe Komitetin koordinativ të SEDM-së dhe ka potencuar se kjo iniciativë rajonale tregon se përpjekjet e përbashkëta çdoherë na bëjnë më të fuqishëm dhe më të sigurtë.

“Në takim u konstatua se dy vendet fqinje do të vazhdojnë t’i shfrytëzojnë të gjitha mundësitë për bashkëpunim, si në nivelin bilateral, ashtu edhe në atë rajonal dhe multilateral”, thuhet në kumtesën e MM-së.  Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close