
Zëdhënësi i Aleancës për Shqiptarët, Arben Zeqiri përmes një postimi u është përgjigjur akuzave të Izet Mexhitit i cili në një tubim në Llazhan akuzoi se Aleancën se nuk e deshën byrekun tani ju kthyen biftekut, kjo ka bërë që Zeqiri ti kthej përgjigje Mexhitit duke ja kujtuar që për 16 vite la Çairin në lloç dhe një katrahurë urbanistike, shkruan Top24
Zeqiri në postimin e tij shkruan se “Kur nuk ka asnjë argument tjetër, kur nuk ka asnjë sukses në karierë, njeriu që Çairin e la në mjerim e 16 vjet veç me byfteka e marë, tash kur i afrohet koha e llogaridhënies, normal se do ta humb kontrollën dhe vetëm për byftek do të flet. Nga byfteku e ka… do t’i kalojë, do të mësohet edhe me gjevrek.”



