LajmeMaqedoniTopLajm

Zekolli Shaqiri në teren: Së bashku me kryetarin e Haraqinës Daut Beqiri përuron rrugën 114, tërësisht të rekonstruar

Zëvendësministreja e Transportit dhe Lidhjeve, Kaltrina Zekolli Shaqiri në vazhdën e aktiviteteve të shtuara në dikasterin që drejton vazhdon në mënyrë aktive të jetë mes qytetarëve në përmirësimin  ejetës dhe mirëqenies së tyre. Zekolli Shaqiri gjatë ditës së sotme qëndroi në Haraqinë ku së bashku me kryetarin e komunës kanë përuruar rrugën 114 e cila është rekonstruar tërisht nj projekt i financuar nga thirrja e dytë e Qeverisë për mbështetje të komunave, përmes Ministria e Transportit, shkruan Top24

“Investimet në infrastrukturë janë investime të drejtpërdrejta në cilësinë e jetës së qytetarëve.
Sot, së bashku me kryetarin e komunës Daut Beqiri dhe kryetaren e Këshillit Komunal Rita Sinani Halimi, përuruam Rrugën 14, projekt i financuar nga thirrja e dytë e Qeverisë për mbështetje të komunave, përmes Ministria e Transportit.
Ky investim konkret kontribuon në përmirësimin e qarkullimit, rritjen e sigurisë dhe krijimin e kushteve më të mira për banorët e zonës, duke reflektuar fokusin tonë në zhvillimin e infrastrukturës lokale.” shkruan zëvendësministreja Kaltrina Zekolli Shaqiri.

Related Articles

Back to top button
Close
Close