LajmeMaqedoniTopLajm

Zekolli Shaqiri: Falë Fatmir Limanit provimi profesional në MPSDR është në gjuhën shqipe

Zëvendësministreja e Transportit dhe Lidhjeve, Kaltrina Zekolli Shaqiri në një intervitë për TV Shenja ka folur për provimin e jurispodencës duke theksuar se studentët e UNT-së kanë mbledhur nënshkrimet në orën e saj dhe se kjo është një e drejtë sublime që u mohohet dhe se ajo i mbështet që ky provim të mbahet edhe në gjuhën shqie. Zekolli Shaqiri më tej shton se ajo dhe VLEN janë të angazhuar maksimalisht që ky problem të zgjidhet sa më shpejtë, shkruan Top24

“Ne po punojmë për të zgjidhur këtë problem dhe do të zgjidhet, por duhet të kujtojm se ky problem nuk është se e sollëm ne por e gjetëm dhe kjo nuk është justifikim. Përkrahja duhet të gjej mbështetje në vendimarje atë që po e bëjmë ne. Të kujtoj se ky problem nuk është vetëm me provimin e jurispodencës por ka qenë edhe provimi profesional në Ministrinë për Politikë Socieale dhe Demografi, provimi ishte në vetëm në gjuhën Maqedonase dhe falë Fatmir Limanit ky provim tani mbahet edhe në gjuhën shqipe”, tha zëvendësministreja Kaltrina Zekolli Shaqiri.

Related Articles

Back to top button
Close
Close